Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grumbull i madh mbeturinash afër stacionit policor në Fushë Kosovë – nuk u larguan për muaj të tërë

NULL NULL
15.06.2025 13:23

Një grumbull i madh mbeturinash që nuk u largua tash e disa muaj, afër stadiumit të qytetit dhe stacionit të policisë në Fushë Kosovë, po shkakton shqetësim tek qytetarët.

Sipas banorëve të zonës, mbeturinat po vazhdojnë të hidhen aty tash e disa muaj dhe ende nuk janë larguar nga autoritetet përkatëse.

Nga ana tjetër, të kontaktuar nga Klankosova.tv, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis nuk kanë dhënë ende një deklaratë për këtë situatë, megjithëse qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm për pastrimin e zonës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.