Gruevski: Qeverinë e zgjedh vetëm populli - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski: Qeverinë e zgjedh vetëm populli

NULL NULL
30/05/2015

“Qëndrimi i jonë ishte dhe është se qeveri mund të zgjedh vetëm populli dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje dhe se nuk mundet që parti të caktuara politike të bëjnë matematika, projektime ose plane për krijimin apo futjen në qeveri pa marrë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhje”, porositi kryeministri Nikola Gruevski.

“Kur jemi te VMRO-DPMNE-ja, ne po përgatisim ide të ndryshme për bisedimet me komisarin Han që të jemi maksimalisht konstruktiv dhe të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës politike dhe ardhjen e tij ta përfundojmë me sukses”, transmeton Zhurnal.

Ajo gjë nuk varet vetëm nga ne, pasi që ka edhe palë tjera në bisedime, dhe për këtë arsye nuk dua që të jem as pessimist, mirëpo as optimist, pasi që nuk mund të supozoj se si pala tjetër do të veprojë”, tha Gruevski. / klankosova.tv