11:36, 27 Qershor 2019

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dërgua me pranga në duar në një gjykatë në Hungari mëngjesin e kësaj të enjteje.

Aktualisht po zhvillohet seanca gjyqësore në Budapest, ku pritet të vendoset për ekstradimin ose jo të tij në Maqedoninë e Veriut, raporton Klan Macedonia.

Ish-Kryeministri maqedonas u paraqit në gjykatë me kapele dhe me syze. Për momentin, seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Shkupi zyrtar kërkon ekstradimin e Gruevskit për të vuajtur dënimin me 2 vjet burgim pasi është dënuar nga gjykata për blerjen e makinës së blinduar “Mercedes” në rastin e quajtur “Tanku”.

Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në nëntor të vitit 2018, duke kërkuar azil politik në Hungari.

Konkurs Pune

Lexo më shumë