Gruevski: Maqedonia nuk dorëzohet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski: Maqedonia nuk dorëzohet

NULL NULL
18/05/2015

“Me materiale të krijuara dhe hyrje të gënjyera, Zaev mendonte se do të na frikësojë me bana terroristësh, mendonte se do të gjunjëzohemi dhe do të dorëzohemi, por sonte e morrën përgjigjen ‘Maqedonia nuk dorëzohet, Maqedonia është e fuqishme’”, tha kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në mitingun e sontëm.

“I kanë thënë, dhe ky në mënyrë naive besonte dhe fliste se për 3 ditë do të biem me kokë të ulura. Dhe ja sot, 3 muaj më vonë, të bashkuar si asnjëherë më parë, të fortë si çeliku, s’ka dorëzim, Maqedonia është e fuqishme! Maqedonia është e vendosur, Maqedona fiton sërish”, tha Gruevski.
Ai tha se Maqedoninë nuk lejon ta udhëheqë një politikan sikur Zoran Zaevi dhe se ai njeri asnjëherë nuk do të bëhet kryeministër i këtij vendi.