Gruevski: Idetë tona ia prezantojmë Hanit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski: Idetë tona ia prezantojmë Hanit

NULL NULL
31/05/2015
Nikolla Gruevski: Me çfarë kanë të bëjnë idetë tona? Do t’ia tregojmë Hanit. Do t’i tregojmë atij.

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk zbulon idetë për dalje nga kriza të cilat i ka përgatitur VMRO-DPMNE dhe të cilat të martën do t’ia prezantojë komisarit Han.

Ai nuk deshi të zbulojë asgjë në lidhje me këto ide konstruktive, siç i quan vet Gruevski, transmeton AlsatM.

“Me  çfarë kanë të bëjnë? Do t’ia tregojmë Hanit. Do ti tregojmë atij”, u përgjigj shkurt Nikolla Gruevski.

I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme mund të jenë kompromis për dalje nga kriza Gruevski tha se tani për tani nuk planifikon një gjë të tillë.

Gruevski i quajti spekulime dhe ambicie joreale zërat se Nikolla Todorov do të jetë në krye të qeveris kalimtare.

Ai edhe njëherë ka ritheksuar se qeverinë mund ta formojë vetëm populli, përmes zgjedhjeve, duke refuzuar çfarëdolloj qeverie të mundshme kalimtare, gjë që është kërkesa kryesore e opozitës.

“Mendoj tani si të përgjigjem. Nëse përgjigjem seriozisht dikush do të mendoj se ka të vërtetë në atë me krijimin e qeveris dhe se ministra dhe kryeministrin  do ta zgjedh LSDM-ja etj.  Nëse përgjigjem vetëm me buzëqeshje mund të keqkuptohem prandaj do të them se LSDM-ja duhet të mësojë se ministra dhe kryeministër do të mund të zgjedhin atëherë  kur do t’i fitojnë zgjedhjet, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.