Gruevski dhe Ahmeti për grup punues, Zaevi kërkon qeveri kalimtare (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski dhe Ahmeti për grup punues, Zaevi kërkon qeveri kalimtare (VIDEO)

NULL NULL
14/05/2015
Pas një pushimi të shkurtër, bisedimet vazhdojnë, por liderët e partive mbeten në pozicionet e tyre.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti propozoi formimin e një grupi punues për të zgjidhur krizën politike në vend, dhe me anë të kësaj faze do të kishte zgjidhur të gjitha problemet. E njëjta gjë u pranua nga kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, transmeton TetovaSot.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev këmbëngul për një qeveri kalimtare që do të organizojë për zgjedhjet.

Për LSDM-në është e papranueshme që të krijohen grupe punuese dhe ata nuk shohin diçka se pse ka problem që të formohet një qeveri kalimtare që do t’i organizojë zgjedhjet në qoftë se Nikolla Gruevski është i bindur se ai ka mbështetjen e popullit.

Ambasadorët Orav dhe Bejli në këtë takim vetëm se kanë dëgjuar pikëpamjet e liderëve politikë dhe pozitat e tyre./TetovaSot/