Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmë në sheshin e Prishtinës, ku qytetarë kërkuan miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gruda ka kritikuar reagimin e Policisë së Kosovës ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë si “dhunë brutale policore”, transmeton Klankosova.tv.
“Cili popull i lirë evropian do ta duronte këtë?”, ka shkruar Gruda, duke akuzuar pushtetin se, sipas tij, “ikën nga përgjegjësia për ta mbështetur dhe mbrojtur UÇK-në në gjyq”.
“Mbrëmë pamë fytyrën e vërtetë të pushtetit të VV-së: dhunë brutale policore në sheshin e Prishtinës ndaj qytetarëve që dolën për të kërkuar miratimin e një ligji për mbrojtjen e UÇK-së”, ka shkruar ai.
Ai ka deklaruar gjithashtu se ligji për mbrojtjen e UÇK-së, sipas tij, do të miratohet.
“Por ligjit nuk keni ku t’i ikni. S’keni rrugë tjetër, ai do të miratohet!”, ka shkruar Gruda.