Grubi për “Sunny Hill”: Ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë dhe Prishtinë NULL NULL 15.06.2022 01:44 15.06.2022 01:44 Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar rreth zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Grubi thotë se festivali do të ishte i mirëpritur edhe në Shkup, njofton Klankosova.tv. Mes tjerash, ai ka hedhur idenë që të ketë një organizim të përbashkët në tri kryeqytetet: Shkup, Tiranë dhe Prishtinë. “Sunny Hill Festival është më se i mirëseardhur në Shkup, ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë”, ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 10 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 11 minuta më parë