Grubi: Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të ecim drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit NULL NULL 28.02.2023 14:27 28.02.2023 14:27 Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut ka përgëzuar pranimin e propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai e ka cilësuar si një hap me rëndësi për stabilitetin e rajonit. “Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit”, ka shkruar Grubi në Facebook, përcjell Klankosova.tv. Grupi gjithashtu është shprehur i hapur që takimi i ardhshëm Kurti-Vuçiq do të mbahet më 18 mars në Shkup për ” vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months