Grubi: Diaspora të votojë me postë NULL NULL 14.10.2015 18:22 14.10.2015 18:22 Përfaqësuesi i BDI-së në negociatat për marrëveshjen e Përzhinos, Artan Grubi deklaroi sot se partia e tyre ka shpalosur propozimet për reformën zgjedhore, në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike. Ai këtë e theksoi pas takimit që realizoi sot me ambasadoren austriake në Shkup, Renate Kobler. Sipas tij, palët politike janë afër marrëveshjes dhe se BDI angazhohet për zbatim të përpiktë të marrëveshjes. Ai deklaroi propozon që diaspora të votojë me postë për 6 njësitë ekzistuese zgjedhore, për të barazvlerësuar votën e diasporës me votën e qytetarëve në vend. Në lidhje me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, deputeti Grubi theksoi që është arritur rritje cilësore të përfaqësimit të shqiptarëve në mbi 33 për qind dhe po diskutohet vendimmarrja koncensuale, për të shmangur mbivotimin në baza etnike. Sa i përket regjistrimit të votuesve, ai nënvizoi se asnjë qytetari nuk do t’i mohohet e drejta e votës dhe se verifikimi i listës së votuesve do të bëhet përmes procedurave administrative./Tetov1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 28 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 39 minuta më parë