10:24, 20 Korrik 2019

Kancelarja e shtiti gjerman, Angela Merkel, ka qenë në fokus të mediave për shkak të problemeve shëndetëosre – në disa prej paraqitjeve publike ajo dridhje e tëra.

Pavarësisht të gjithave ajo ka thënë se është mirë dhe, se mund të mbajë këtë post deri më 2021.

“Unë i kuptoj pyetjet në lidhje me shëndetin tim, por këtyre pyetjeve u kam dhënë një përgjigje”, theksoi Merkel, transmeton Klan Kosova.

“Është e rëndësishme që unë të angazhohem me përgjegjësi për të vepruar si kreu i qeverisë. Ju më keni njoftuar për një kohë të gjatë dhe ajo që mund të them është – unë mund ta kryej këtë funksion”.

“Unë do të përfundoj punën time politike në vitin 2021, por shpresoj që jeta të vazhdojë edhe pas kësaj dhe unë do të doja që ajo të vazhdojë në një mënyrë të shëndetshme”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë