Gruaja saudite thyen rekordin botëror për lundrim në ujëra të hapura NULL NULL 04.10.2023 17:52 04.10.2023 17:52 Një atlete nga Arabia Saudite theu rekordin botëror Guinness kur kaloi me varkë 10 kilometra në ujë të hapur për 57 minuta e 24 sekonda. Kariman Abuljadayel, e cila u bë gruaja e parë saudite që konkurroi në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike 2016 në Rio, provoi rekordin në Detin e Kuq në brigjet e Jeddah. Ajo tha se përpjekja ishte e ndërlikuar nga nxehtësia ekstreme dhe faktorë të tjerë, raporton Upi, transmeton Klan Kosova. “Ajo ditë kishte një rrymë të fortë që ngadalësoi varkën. Unë u detyrova të bëja më shumë përpjekje për të ruajtur lëvizjen, e jo më të lëvizja shpejt për hir të thyerjes së rekordit”, tha Abuljadayel për Rekordet Botërore Guinness. “Do të jem e sinqertë, doja të largohesha, ishte e tepërt, por një zë i fortë vendosmërie brenda meje më shtyu të vazhdoj dhe të kaloja barrierat imagjinare”, tha ajo. Guinness tha se atletja theu me sukses rekordin për kohën më të shpejtë për të lundruar 10 kilometra (në ujë të hapur). Gruaja saudite thyen rekordin botëror për vozitje në ujëra të hapura *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.