Gruaja nga Mitrovica e rrah një burrë dhe një tjetri ia dëmton veturën NULL NULL 09.08.2022 09:19 09.08.2022 09:19 Një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit e ka rrahur një burrë në Mitrovicë. E njëjta po në këtë gjendje, ia ka dëmtuar veturën një burri tjetër, përcjell Klankosova.tv. “Një mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare nën ndikim të alkoolit ndërkohë e njëjta i ka dëmtuar veturën një mashkulli tjetër kosovar, Palët nuk janë intervistuar pasi që gjenden nën ndikim të alkoolit, rasti në procedurë hetimore”, , thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 39 minuta më parë