Gruaja me Supershikim NULL NULL 07.05.2015 08:00 07.05.2015 08:00 Për Concetta Antico, qielli errësohet me thyerje të dritave në ngjyrë safir dhe vjollcë. Mirëpo, ajo vëren edhe ndikimin e ngjyrave që ndërthuren si atë pembe të kombinuar me ngjyrë floriri dhe të kaltër. Aftësia e saj e të dalluarit në detaje ngjyrat krijon një ylber të ngjyrave. Antico ka një “supershikim”, që në shkencë njihet si tetrakromaki, një çrregullim gjenetik i cili ia mundëson asaj të shohë përafërsisht deri në 100 milionë ngjyra, në krahasim me njerëzit tjerë të cilët mund të shohin vetëm një milion ngjyra. Supershikimi nuk është i jashtëzakonshëm për kafshët, pasi zogjtë mund të shohin disa ngjyra përnjeherë, njësoj si insektet të cilat orientohen edhe nga ndryshimi i ngjyrave që shohin. Por ky çrregullim gjenetik, i cili lirshëm mund të quhet dukuri, prek vetëm një përqind të qenieve njerëzore. Për Anticon e cila i dallon gjitha këto ngjyra, më e preferuara është ngjyra e bardhë, pasi e konsideron si ngjyrë paqësore dhe të pushueshme për sytë e saj. klankosova.tv