Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja indiane me 38 dhëmbë fiton Rekordin Botëror Guinness

NULL NULL
21.11.2023 11:34
gruaja indiane

Një grua 26-vjeçare nga India u nderua me rekordin botëror Guinness për numrin e dhëmbëve në gojën e saj: 38.

Kalpana Balan ka gjashtë dhëmbë më shumë në gojë se mesatarja e një të rrituri, duke i dhënë asaj rekordin për më shumë dhëmbë në gojën e një personi (femër), njoftuan nga Rekordet Botërore Guinness, transmeton Klan Kosova.

Balan ka katër dhëmbë ekstra mandibular në nofullën e poshtme dhe dy dhëmbë ekstra në nofullën e sipërme.

Dhëmbët e saj shtesë, të njohur si dhëmbë të tepërt, filluan të rriteshin kur ajo ishte adoleshente, dhe  fillimisht donte t’i hiqte, por dentistët i thanë se duhej të priste derisa të përfundonte dalja e tyre.

Balan tha se më pas vendosi të mos i hiqte, meqë nuk i shkaktojnë dhimbje.

Ajo shtoi se dentistët kanë përcaktuar se rekordi i saj mund të rritet në të ardhmen, pasi ajo ka dy dhëmbë të tjerë që ende nuk kanë dalë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.