Gruaja e zhveshur vrapon në avion duke bërtitur “Kam eksplozivë” (VIDEO) NULL NULL 14.08.2022 15:43 14.08.2022 15:43 Një grua ka shkaktuar panik tek pasagjerët gjatë një fluturimi nga Qipro (Lanark) për në Manchester. Ajo ka vrapuar e zhveshur duke bërtitur “Kam eksplozivë” dhe ” Allahu Ekber”. Gruaja e moshës rreth 30 vjeçare i ka pyetur fëmijët se “a janë gati të vdesin?”. Siç raporton Mirorr, ajo iu kishte thënë stafit dhe udhëtarëve se prindërit e saj ishin anëtarë të ISIS-it. Por, në aeroplan ishte një burrë i cili u bë hero. Phillip O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij. O’Brien i cili si adoleshent punonte si roje sigurie, ka folur për ngjarjen për Mirror: Ai shpjegoi se si arriti ta merrte në kontroll situatën, transmeton Klankosova.tv. “Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris” – tha ai. O’Brien e pyeti gruan pse po thoshte gjëra të tilla dhe ajo u përgjigj: “Nëse nuk do ta bëja, do të kishte një shpërthim dhe të gjithë do të vdisnin” – tha burri. Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy policë francezë duke e arrestuar gruan, e cila kishte një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe, Derisa kompania ajrore Jet2 nuk ka folur ende për incidentin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 48 minuta më parë