Gruaja e El Chapos dënohet me tre vite burgim NULL NULL 30.11.2021 23:51 30.11.2021 23:51 Gruaja e bosit famëkeq meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán është dënuar me tre vjet burg për rolin e saj në ndihmën e kartelit të tij Sinaloa. Emma Coronel Aispuro, 32 vjeç, është deklaruar fajtore në qershor për akuza që varionin nga konspiracioni deri te shpërndarja e paligjshme e drogës. Ajo gjithashtu pranoi se ndihmoi Guzman të arratisej nga një burg meksikan. Aispuro mund të përballej me burgim të përjetshëm, por prokurorët amerikanë kërkuan një dënim më të shkurtër pasi ajo shprehu pendimin. Bashkëshorti i saj, 64 vjeç, aktualisht po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Sipas dokumenteve të gjykatës, Coronel Aispuro, komplotoi me Guzman dhe anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa për të trafikuar kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë në SHBA dhe për të pastruar të ardhurat. Autoritetet gjithashtu besojnë se Coronel Aispuro luajti një “rol kritik” për të ndihmuar Guzman të arratisej nga një burg i sigurisë maksimale në vitin 2015 duke blerë një pronë pranë zonës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 20 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 21 minuta më parë