Gruaja e cila jeton në Prizren kërkon ndihmë për strehim për dy vajzat e saj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja e cila jeton në Prizren kërkon ndihmë për strehim për dy vajzat e saj

NULL NULL
29/11/2021

Kimete Dema, e cila jeton në Prizren po kërkon ndihmë nga njerëzit që kanë mundësi dhe vullnet të mirë për të siguruar kulm mbi kokë për dy vajzat e saj.

Ajo tha për Klankosova.tv se mbijetesën e kanë goxha të vështirë, pasi në familje nuk punon askush.

“E kemi shumë të vështirë. Jemi në një shtëpi me qera. Nuk kemi asnjë të ardhur. Më parë burri punonte edhe siguronte disi të ardhurat për banim. Shpeshherë vajzat më ngelin pa ngrënë”.

“Marrim ushqim nga shoqatat humanitare. Tani burri është sëmurë vuan nga nervi ishiatik. I bllokohet kurrizi dhe qafa dhe shkaku i kësaj shpesh s’mundet të punojë”.

Gruaja shpjegon se shkaku i kushteve të këqija kanë ardhur të jetojnë në Kosovë.

“Ne jemi nga Shqipëria. Shkaku i kushteteve të vështira kemi ardhur të jetojmë në Prizren. Më parë kemi jetuar në Kaçanik. I kemi ruajtur delet. Jemi vendosur që shtatë vjet në Prizren”.

Kimetja thotë se nga qiradhënësi i është kërkuar ta lirojë shtëpinë.

“Ne nuk kemi shtëpi. Na kanë thënë ta lirojmë shtëpinë. Nuk kemi ku të shkojmë”.

Ajo i lut të gjithë njerëzit vullnet mirë që ti dalin në ndihmë.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet për t’i dalë në ndihmë kësaj familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

043/ 804-556