23:40, 10 Prill 2019

Në ditën e dasmës, ju premtoni ta doni dhe ta çmoni partnerin tuaj deri në vdekje, transmeton Klan Kosova.

Por, këto premtime thyhen nëse zbuloni se partneri juaj ka 47 fëmijë përmes dhurimit të spermës.

Këtë zbulim e ka bërë një grua kohët e fundit dhe thuhet se është jashtëzakonisht e tronditur, transmeton Klan Kosova.

Gruaja e paidentifikuar tani nuk është e sigurt nëse do të vazhdojë martesën e saj ose do ta lërë burrin nga frika se fëmijët e tij të shumtë një ditë do të hyjnë në jetën e tyre.

Ajo i zbulua të gjitha në një rrjet social, duke kërkuar nga përdoruesit e tjerë një këshillë.

Shumë njerëz në rrjetin ku ajo kërkoi ndihmë, ranë dakord që ajo të prishte familjen e saj dhe të mos vazhdonte me të.

Por, kishte edhe prej atyre që thanë se ky nuk është një problem i madh dhe se do të duhej të vazhdonte martesën.

Konkurs Pune

Lexo më shumë