Gruaja 108 vjeçare voton për zgjedhjet europiane (FOTO) NULL NULL 26.05.2019 22:02 26.05.2019 22:02 Luisa Zappitelli, e lindur në vitin 1911, e cila aktualisht është 108 vjeçare, ka marrë pjesë vazhdimisht në të gjitha zgjedhjet europiane duke e thyer rekordin në Itali, që nga viti 1946 deri sot, transmeton Klan Kosova. Ajo ishte pranë kutisë së votimit edhe në këto zgjedhje europiane duke thyer rekordin e saj personal. Rreth orës 11.00, ajo u paraqit në Qendrën e Votimit në Perugia ku jeton, ndërsa pas votimit ndau dhe një mesazh për të rinjtë. “Mos i injoroni zgjedhjet, sepse kjo është rruga që qytetarëve t’u dëgjohet zëri i tyre.Mua ende më kujtohet hera e parë që shkova për të votuar de ndjehesha mjaft krenare” tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.