14:00, 12 Korrik 2019

Antoine Griezmann pritet që t’i kryejë testet mjekësore te Barcelona dhe ta nënshkruajë kontratën me katalunasit të hënën, sipas raportimeve nga Sport.

Barcelona pritet t’i paguajë 120 milionë euro aq sa e parasheh klauzola e lirimit nga klubi aktual i francezit, Atletico Madrid.

Ish-lojtari i Real Sociedad-it pritet të udhëtojë në Barcelonë nga Ibiza të dielën, dhe t’i kryejë testet mjekësore që më pas ta mbajë konferencën për shtyp bashkë me presidentin e kampionit spanjoll, Josep Maria Bartomeu.

Konkurs Pune

Lexo më shumë