Greqia pranon turistë nga 29 vende – por, jo nga Anglia, Spanja, Italia dhe Franca NULL NULL 29.05.2020 17:38 29.05.2020 17:38 Greqia do të hapë dyert e saj për vizitorët nga 29 shtete nga 15 qershori në përpjekjë për të ringjallur turizmin. Megjithatë në mesin e këtyre vendeve nuk janë Anglia, Italia, Spanja dhe Franca – që kanë qenë vendet më të goditura nga pandemia. Vendet nga të cilat do të lejohen turistët që të futen në Greqi janë: Gjermania, Austria, Danimarka, Norvegjia, Qipro, Izraeli, Zvicrra, Japonia, Malta, Bullgaria, Kina, Kroacia, Australia, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Estonia, Letonia, Libani, Lituania, Hungaria, Koreja e Jugut, Serbia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Finlanda. Greqia vendosi një bllokim me kufizime shumë të rrepta qysh në fillimin e shpërthimit të virusit çka ndihmoi që numri i infeksioneve dhe vdekjeve të mbetet në nivele relativisht të ulëta. Që nga lehtësimi i kufizimeve, Greqia e ka vendosur turizmin – jetik për ekonominë e saj – në qendër të planeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 28 minuta më parë