Greqia ofron ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues NULL NULL 06.02.2023 18:30 06.02.2023 18:30 Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se është shprehur i gatshëm të ofrojë ndihmë për Turqinë në një bisedë që pati sot me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Mitsotakis tha se do të sigurojë “të gjithë ndihmën e mëtejshme të nevojshme” pas tërmeteve shkatërruese. “Sapo fola me presidentin Erdogan. Në emër të popullit grek, shpreha ngushëllimet e mia më të thella për humbjen shkatërruese të jetëve dhe ripërsërita gatishmërinë tonë për të ofruar të gjithë ndihmën e mëtejshme të nevojshme”, tha kryeministri grek në një postim në Twitter.
Lajme OKB-ja bën thirrje për dërgimin e ushqimit për mijëra njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi e Siri 2 months