Greqia do t'i ndalojë ndërtimet pa leje në ishullin e famshëm, Mykonos - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Greqia do t’i ndalojë ndërtimet pa leje në ishullin e famshëm, Mykonos

NULL NULL
22.03.2023 00:41
Greqia

Qeveria greke është zotuar t’i ndalojë ndërtimet e paligjshme në Mykonos,  një ishull i famshëm turisitik, pasi një arkeolog u sulmua në fillim të këtij muaji gjatë një mosmarrëveshjeje mbi një projekt ndërtimi.

“Ligji do të zbatohet në Mykonos,” tha ministri i Mjedisit dhe Energjisë i Greqisë, Kostas Skreka,s në një deklaratë të lëshuar të martën.

Ai shtoi se nuk do të lejohet asnjë ndërtim në zonat rurale të ishujve grekë krahas planit aktual urban.

“Asnjë projekt i paligjshëm nuk do të legalizohet. Nuk do të ketë shpëtim”, tha ai, duke shtuar se ata që sulmuan arkeologun do të ndëshkohen.

Arkeologu Manolis Psarro  thuhet se u rrah nga një burrë i paidentifikuar më 7 mars jashtë shtëpisë së tij në Athinë. Incidenti është aktualisht nën hetim policor, por besohet se lidhet me presionin për të zgjeruar zhvillimin e turizmit në Mykonos.

Në Greqi, leja për të vazhduar me një projekt ndërtimi shpesh varet nga miratimi i Shërbimit Arkeologjik Lokal, i cili është përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Mykonos, si shumë vende të tjera në Greqi, ka një histori të lashtë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.