Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Greqia afër ujdisë për kredinë

NULL NULL
19.05.2015 08:51
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis tha se shpreson në arritjen e një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë javën e ardhshme.

Varoufakis tha për një televizion grek se marrëveshja me kreditorët është “shumë afër” dhe mohoi se vendi mund të largohet nga zona euro. “Një tjetër monedhë nuk është në radarin tonë”, tha ministri grek, ndërsa shtoi se do të refuzojë çdo kompromis që ai e konsideron jopraktik.

“Unë ju siguroj se nëse ne do të përballemi me dilemën për të paguar një kreditor që refuzon të nënshkruaj marrëveshjen dhe në anën tjetër me një pensionist, ne do të paguajmë pensionistin. Unë shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i paguajmë të dy”, shtoi Varoufakis.

Më herët, gjatë muajit, vendi ballkanas filloi transferimin e 750 milionë eurove në interesa për borxhet e marra ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, një ditë përpara skadimit të afatit.

Të enjten Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras do të marrë pjesë në “Samitin e Partneritetit Lindor” të BE-së në Riga, ku pritet që çështja e Greqisë të jetë një nga temat kryesore.

Greqia po kalon  në krizën më të thellë financiare ndër vite, ku shpesh është vënë në pahë mundësia e largimit nga Euro zona./Mapo.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.