Greqi, ishulli Paros kërkon “çlirimin” nga plastika NULL NULL 19.08.2019 13:20 19.08.2019 13:20 Ishulli Paros, në Greqi, po mbushet me mbetje plastike gjatë sezonit, kur më shumë se 400 mijë turistë i bashkohen një popullate lokale prej vetëm 13 mijë banorësh. Dhe panorama është thuajse e njëjtë me atë në ishuj të tjerë të vendit fqinj. Parosi, sidoqoftë, është tani në qendër të një përpjekjeje për ta kthyer veten në ishullin e parë në botë, të çliruar me të vërtetë nga mbetjet plastike. Pavarësisht se kjo duket një sfidë e madhe… Në mes të sezonit, kafenetë e lyera me të bardhë dhe blu, që shihen përgjatë rrugëve piktoreske, ofrojnë rreth 1 mijë gota plastike që merren me vete; me kafe apo diçka tjetër. Mijëra shishe plastike uji përdoren çdo ditë, pasi shumëkush beson se uji i rubinetit nuk është i konsumueshëm, edhe pse kompania që menaxhon ujësjellësin, insiston se kjo nuk është e vërtetë, shkruan Top Channel. Sistemi grek i menaxhimit të mbeturinave u reduktua jo pak gjatë krizës financiare në vend, çka edhe ka bërë që riciklimi shpesh të mos funksionojë dhe shumë vendgrumbullime mbeturinash nuk plotësojnë standardet evropiane. Sidoqoftë, janë vetë banorët e ishullit ata që kanë ndërmarrë një iniciativë, që përfshin autoritetet lokale dhe disa OJQ. Ata kanë krijuar edhe një grup në Facebook dhe diskutojnë me bizneset për alternativat e mundshme ndaj plastikës. Sipas banorëve, ishulli në Mesdhe, mund të bëhet një model për një të ardhme pa mbetje plastike. Tani, ka edhe pankarta të mëdha në aeroport, që u tregojnë turistëve për iniciativën. Bizneset lokale po binden gjithnjë e më shumë të heqin dorë nga plastika por sidoqoftë, ka ende shumë pengesa përpara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxhaj: Nëse BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë 9 minuta më parë
Kosova Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake 29 minuta më parë