Grenlanda i thotë Trump se është e hapur për biznes dhe jo për shitje NULL NULL 16/08/2019 16/08/2019 Grenlanda të premten ka hedhur poshtë iden se mund të dalë në shitje pas raportimeve se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte diskutuar privatisht me këshilltarët e tij idenë e blerjes së ishullit më të madh në botë, transmeton Klan Kosova. “Ne jemi të hapur për biznes, mirëpo jo për shitje”, ka thënë ministrja e Jashtme e Grenlandës, Ane Lone Bagger për Reuters. Trump do të vizitojë Kopenhagën në shtator dhe Arktiku do të jetë në rendin e ditës gjatë takimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Grenlandës, një territor autonom danez. Bisedimet për blerje të Grelandës fillimisht janë raportuar nga The Ëall Street Journal. Dy burime të afërta me këtë situatë i kanë thënë Reutersit se fillimisht diskutimet kanë nisur si shaka, mirëpo më vonë janë trajtuar seriozisht nga disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 25 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 25 minuta më parë
Lajme Mocioni i mosbesimit, ‘Abazoviq s’e ka as mbështetjen e deputetëve shqiptarë’ (VIDEO) 30 minuta më parë