Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

NULL NULL
07/08/2022

Ish- i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas arrestimit të spiunes ruse Daria Aslamova.

Sveçla pati thënë se Aslamova u arrestua të njëjtën ditë pasi u sulmuan policia në veri.

Lidhur me këtë deklaratë, Grenell ka thënë se është “precedentë i rrezikshëm”.

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm ” – tha Grenell.

I pari i MPB-së ndërkaq ka njoftuar se e ka shpallur spiunen ruse “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për pesë vjet.