Grenell po pajtohet se skandalet e Kurtit dhe raportet e tensionuara me aleatët çuan në rënien e votave NULL NULL 10.02.2025 23:46 10.02.2025 23:46 Njëri nga zyrtarët më të lartë të Administratës Trump të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, duket se është pajtuar se skandalet e shumta të Qeverisë Kurti çuan në tkurrjen e mbështetjes ndaj qeverisjës së Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo meqë, vet Grenell ka ndarë për ndjekësit e tij një analizë të opinionistit Berat Buzhala, në të cilën flet qartë se si në këtë rënie rezultati, ndikuan edhe marrëdhëniet e tensionuara të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, me aleatët ndërkombëtarë, transmeton klankosova.tv. Buzhala në opinionin e tij ndër tjera shkruan se si në vitin 2021 Kurti kishte fituar 50.2%, por skandalet e shumta, shkaktuan rënien e mbështetjes në zgjedhejt e 9 shkurtit 2025. ”Në vitin 2021, Kurti kishte fituar 50.2%. Skandale të shumta korrupsioni, si dhe marrëdhëniet e tensionuara me aleatët ndërkombëtarë, kanë bërë që mbështetja e tij të tkurret me më shumë se 10%, ose mbi 100,000 vota. Kurti nuk është afër projeksionit të tij prej 500 mijë votash, as nuk është afër votave që kishte në vitin 2021”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 5 orë më parë