Grenell, pas takimit në Bruksel: Kurti hodhi poshtë çdo ide që presidentët e ShBA-së i dhanë Kosovës NULL NULL 18.08.2022 17:36 18.08.2022 17:36 Pas takimit të sotëm në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje, ish i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se dëshiron të rikujtojë se kryeministri Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës. “Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës. Të dy presidentët, ai demokrat dhe ai republikan. Ky është vetëm një fakt”, ka shkruar Grenell në Twitter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024