12:10, 23 Janar 2020

Emisari i Posaçëm amerikan, Richard Grenell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me Kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se me të pranishmit në takim, kanë ndarë disa ide ku fokus i veçantë ishte zhvillimi ekonomik dhe për këtë duhet fillimisht tejkaluar përplasjet politike, njofton Klan Kosova.

”Ndava mesazhin e njejtë që sjemi të interesuar të përfshihemi në formimin e Qeverisë”.

”Ne ndamë disa ide ekonomike për të krijuar energji përreth për të krijuar vende të reja pune”.

”Folëm për një të ardhme me progress”.

”Administrata Trump është krenare për arritjen e saj në ekonomi – një nga ekonomitë më të mira në botë”.

”Zhvillimi ekonomik fillon duke ndaluar përplasjet politike. SHBA do që të sjellë idetë ekonomike të saj, do sjelljen e bizneseve të huaja në Kosovë e Serbi. Krijimi i vendeve të reja të punës, do të jetë një nga prioritetet e SHBA-së”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë