Gratë sipërmarrëse të Krushës marrin donacion nga EULEX-i (FOTO) NULL NULL 04.08.2022 11:37 04.08.2022 11:37 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë dorëzuar një donacion për Kooperativën Bujqësore “Krusha” këtë të enjte. Ky donacion që përfshin një kombi dhe disa pajisje teknologjike është dhuruar në mënyrë vullnetare nga misioni ndërkombëtar i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, njofton Klankosova.tv. Kooperativa Bujqësore “Krusha” është themeluar dhe udhëheqet nga gratë e Krushës së Madhe, shumica nga të cilave kanë humbur burrat gjatë luftës në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë