Gratë ndërmarrin veprime ligjore kundër implanteve të gjirit që lidhen me kancer NULL NULL 18.08.2019 17:00 18.08.2019 17:00 20 gra në Mbretërinë e Bashkuar po ndërmarrin veprime ligjore pasi janë prekur nga një formë të rrallë të kancerit të lidhur me implantet e tyre të gjirit. Më shumë se 50 gra janë diagnostikuar me të njëjtën gjendje në Mbretërinë e Bashkuar, dhe qindra të tjera në të gjithë botën. Një kirurg tha që kishte boshllëqe në informacionet për implantet dhe njerëzit thuajse ishin duke u “përdorur si derra për testim”. Një prodhues kakërkuar tërheqjen nga tregu të disa implanteve të cilat kanë qenë të lidhura me shumicën e rasteve të limfomës. MHRA, Agjensia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, e cila rregullon pajisjet mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht është duke mbledhur të dhëna për gratë e prekura nga limfoma e qelizave të mëdha të lidhura me implantin e gjirit (BIA-ALCL). Ajo ka vlerësuar rrezikun të jetë një në çdo 24,000 implantet e shitura. Dhjetëra mijëra operacione të implanteve të gjirit mendohet se bëhen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht në klinika private. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024