Gratë lezbike dhe biseksuale në rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, zbulon studimi NULL NULL 18.05.2023 18:36 18.05.2023 18:36 Kardiologët duhet të pyesin pacientët për orientimin e tyre seksual gjatë kontrolleve të zemrës, thonë studiuesit. Rekomandimi erdhi nga një studim që zbuloi se gratë lezbike dhe biseksuale janë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës sesa të tjerët, përcjell klankosova.tv. Ndërkohë, siç shkruan Daily Mail, meshkujt homoseksualë ishin në rrezik më të ulët në krahasim me meshkujt heteroseksualë të së njëjtës moshë. Mjekët thanë se njohja e seksualitetit të një pacienti mund të ‘ndihmojë në përmirësimin’ e kujdesit shëndetësor që u ofrohet pacientëve dhe t’i shtyjë ata të marrin më shumë këshilla për të shmangur sëmundjet e zemrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Këshilla të ekspertëve për vështirësitë që fëmijët mund të hasin në shkollë 2 weeks