Gratë kongresiste: Deklaratat raciste të Trumpit merrni si zbavitje NULL NULL 16.07.2019 07:28 16.07.2019 07:28 Katër gratë e Kongresit Amerikan që u targetuan nga presidenti Donald Trump në një seri të postimeve raciste në Twitter kanë thënë se këto deklarata të tij duhet të merren si një zbavitje. Përfaqësueset Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib i kërkuan popullit amerikan “të mos i marrin si karrem” fjalët e tij në konferencën për shtyp të së hënës. Trump iu tha atyre kongresisteve – të gjitha qytetare amerikane – që mund të largohen nga vendi. Ai ka mbrojtur komentet e tij dhe ka mohuar akuzat për racizëm. Duke ju drejtuar gazetarëve, të katër gratë – të njohura si “Skuadra” – të gjitha thanë se fokusi duhet të jetë në politikë dhe jo në fjalët e presidentit. “Kjo është thjesht një përçarje dhe një zbavitje nga kaosi i tmerrshëm dhe kultura e korruptuar e kësaj administrate”, tha Pressley. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 12 minuta më parë
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 26 minuta më parë