Lajmet e fundit

Konferenca Ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035” ka nisur punimet në Prishtinë.
Aty, krahas dhjetëra grave, në karrige zunë vend edhe pak burra.
Të parat, në këtë ngjarje erdhën për të marrë pjesë e debatuar për fuqizimin e gruas në konferencën ndërkombëtare Partneritet për Ndryshim “gratë që transformojnë sistemet” e të dytët iu bashkuan për ta dëgjuar diskutimin, raporton Klan Kosova.
Një gjë aty u betonua se “pa pjesëmarrjen e plotë dhe lidershipin e grave nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjate”.
Pikërisht për këtë çështje, një ligjvënëse, para masës solli në kujtuese një diskutim që e pati në Kuvend mbi 15 vjet më parë.
Ani se tashmë pozita e gruas është e fuqizuar e qindra prej tyre janë pjesë e institucioneve, në konferencë u tha se fokusi nuk duhet te jetë te numri.
Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim: