Gratë duhet të paralajmërohen për rreziqet nga impiantet e gjirit NULL NULL 22.07.2019 19:30 22.07.2019 19:30 Gratë që kanë impiante të gjirit duhet të paralajmërohen për një gjendje të lidhur me dhimbjen kronike dhe lodhjen ekstreme, tha Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë (BAAPS). Dhjetëra mijëra gra në forumet online pretendojnë se kanë vuajtur sëmundje të impiantit të gjirit (BII), prej të cilave ka pak prova shkencore. Kirurgët, duke përfshirë edhe BAAPS, tani po bëjnë thirrje për më shumë kërkime. Rregullatori tha se ai monitoron rastet e paraqitura dhe se do të vepronte sipas nevojës. Sëmundja e impiantit të gjirit nuk është një diagnozë zyrtare, por disa gra që besojnë se e kanë atë thonë se ato u rikthyen në gjendje të shëndetshme pasi kishin larguar impiantet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 21 orë më parë