Grainca: Kjo situatë çon ujë në mulli të Serbisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grainca: Kjo situatë çon ujë në mulli të Serbisë

NULL NULL
01/10/2015

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga bllokada që opozita është duke i bërë zhvillimeve në Parlamentin e Kosovës, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK).

Grainca mendon se do të duhej t’i jepej mundësi që kryeministri të raportonte dhe pastaj të kishte debat për këtë gjë. Ai njëkohësisht është i bindur se këto zhvillimi i shkojnë për shtati Serbisë.

“Ju po e nxitni opinionin me qëllim. Unë nuk kam pasur rast ta dëgjoj raportimin e kryeministrit në Kuvend”.

“Kjo situatë çon ujë në mulli të Serbisë, jo në atë të Kosovës”.

“Acarimi i faktorit politik shqiptar në Kosovë shkon në favor të Serbisë edhe në arenën ndërkombëtare”.