Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grafite në komunat veriore, Kusari-Lila: Policia dhe prokuroria janë aktivizuar në identifikimin e autorëve

NULL NULL
12.02.2024 12:23
Foto - Ekonomia Online

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me grafitet që janë bërë në disa komuna veriore.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se policia dhe prokuroria janë aktivizuar menjëherë në identifikimin e autorëve të grafiteve.

“Situata e sigurisë në përgjithësi në veri mbetet e brishtë për shkak të pretendimeve dhe rrezikut potencial që ekziston nga grupe të caktuara të mbështetura nga Serbia. Paraqitja e grafiteve është marr me shqetësim dhe seriozitet të organeve kompetente, janë akitvizuar policia dhe prokuroria në identifikimin e autorëve të grafiteve, të tilla s’kemi pasur veç në Kosovë por edhe në Malin e Zi nga po të njëjtat grupe”, tha Kusari-Lila, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.