Graçanicë: Detaje nga ngjarja ku polici vrau vëllain (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 07.05.2022 20:04 nga Valdrin Ibishi 07.05.2022 20:04 Një person ka mbetur i vrarë në Gushtericë të Ultë të Graçanicës. M.Sh., rreth 60 vjeç dyshohet se privoi nga jeta, T.Sh., rreth 65 vjeç, që të dy nga i njëjti fshat. Familjarët e tyre pak orë pas këtij rasti nuk deshën të flasin para kamerave. Megjithatë, prapa saj njëri prej fqinjëve dha detaje. Ai deklaroi se dy të përfshirët në këtë ngjarje janë vëllezër mes veti, dhe sipas tij, dorasi punonte edhe si zyrtar policor, njofton Klan Kosova. Se një polic u përfshi në këtë vrasje, e konfirmuan edhe në polici. “Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”. Megjithatë as policia e as prokuroria, nuk dhanë arsyet e motivin që quan deri te ky krim. Edhe pse jo zyrtarisht, Klani mëson se ato ishin pronësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024