Grabovci: Opozita nuk do të tolerohet pafundësisht - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabovci: Opozita nuk do të tolerohet pafundësisht

NULL NULL
03/10/2015

Veprimet e opozitës, duke pamundësuar jetën parlamentare, nuk mund të tolerohen pafundësisht, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në një prononcim për Zërin.

Ai ka thënë se kjo që po e bënë blloku opozitar krijon një precedent tepër të rrezikshëm për të ardhmen.

“Kjo që po ndodh është një precedent që vërtet mund të ketë pasoja në të ardhmen, sepse sot jemi ne në pushtet e nesër mund të jetë dikush tjetër dhe atëherë kush do të donte mund ta bllokojë punën e Kuvendit”, ka pohuar Grabovci.