15:28, 24 Prill 2019

Në aeroportin e Rinasit në Tiranë para dy jave ka ndodhur një grabitje.

Atje disa persona kanë vjedhur një furgon me një shumë të madhe të parave, vlera e tyre thuhet se është disa milionëshe.

Njëri nga të arrestuarit është Alond Begasi, i cili deklaroi para organeve të drejtësisë se dy bashkëpunëtorët tjerë ishin nga Kosova dhe kishin nofkat “Daja” dhe “Tani”.

Për klankosova.tv për këtë rast nga Policia e Kosovës thanë se janë duke bashkëpunuar me Policinë Shqiptare.

“Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer që ka me Policinë Shqiptare, edhe në rastin konkret ka bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacione, në drejtim të zbulimit të këtij rasti dhe autorëve”, prononcuan nga PK.

Për këtë grabitje deri më tani janë arrestuar pesë persona, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja, kurse Alkond Bengasi , Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë