Grabiten 800 euro në një market tek “Mati 1”, të dyshuarit në arrati (VIDEO) NULL NULL 05.05.2021 23:14 05.05.2021 23:14 Mbrëmjen e kësaj të mërkure një market është grabitur në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Dy të dyshuar në një market nga kërcënimi me thikë morën 800 euro dhe u larguan nga vendin i ngjarjes, njofton Klan Kosova. Ekipi i Klan Kosovës momentalisht është tek vendi i ngjarjes ku edhe policia është duke bërë ekzaminimin e vendit. Pronari i këtij marketi i tha Klan Kosovës se gjatë ditës dy të dyshuarit kishin qenë brenda por meqë e kanë parë atë nuk kanë bërë asgjë dhe janë kthyer pasi ai ka dalë nga lokali. Më shumë rreth ngjarjes mund të mësoni nga raportimi i gazetares Qendresa Tërshana. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë