Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gorani: Zhvillimi ekonomik s’nënkupton zhvillim të vetëdijes shoqërore – Jugosllavia ishte shembull i kësaj

NULL NULL
14.08.2024 21:39

Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani, ka folur në ciklin e emisioneve “Rubikoni i jetës” mbi mënyrën se si funksiononte shteti i Jugosllavisë.

Gorani tha se Jugosllavia ka qenë një kullë prej letre, e ndërtuar dhe mirëmbajtur nga një konsensus ndërkombëtar dhe një përpjekje e brendshme për ta mbajtur pushtetin të pandryshuar.

“Jugosllavia ka qenë shembull dhe në histori do shkoj si shembull që tregon se zhvillimi ekonomik, sidomos ai i induktuar nga jashtë dhe i improvizuar nuk nënkupton zhvillimin e vetëdijes së shoqërisë. Jugosllavia e ka pasur fatin që me qenë, ose me u përpjekë që ta prodhoj përshtypjen e një vendi të pa inkuadruar brenda një sistemi global bllokist, brenda luftës së ftohtë dhe për shkak të kësaj pozite neutrale, por edhe për shkak të potencialit të saj me shku nga njëra ose tjetra anë, Jugosllavia ka qenë shtet i lazdruar, sidomos financiarisht dhe ekonomikisht”, tha Gorani në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas tij, mirëqenia në Jugosllavi ishte e pamerituar dhe nuk kishte fare kujdes për pronën shoqërore.

“Nga vitet e 60-ta deri në fund të viteve të 70-ta, diku një 20 vjetësh, ekonomia Jugosllave ndërtohet mbi kredi të hatashme që kanë qenë pjesë e programeve të ndryshme perëndimore të zhvillimit të vendeve në zhvillim dhe Jugosllavia i ka përdorur ato fonde dhe i ka shpenzuar deri në dollarin e fundit duke e ndërtuar një mirëqene dhe një perceptim të mirëqenies, i cili ka qenë fundamentalist i pamerituar, nuk ka ekzistuar diçka që i thonë etikë e punës”, tha Gorani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.