Gorani: Shpërbërja e institucioneve të Kosovës ka qenë operacioni më i lehtë i Millosheviqit NULL NULL 14.08.2024 22:07 14.08.2024 22:07 Gorani: Shpërbërja e institucioneve të Kosovës ka qenë operacioni më i lehtë i Millosheviqit Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani, ka folur në emisionin “Rubikon” mbi heqjen e dhunshme të autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë në fund të viteve të 80-ta dhe shpërbërjen e institucioneve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit. Ai tha se shpërbërja e institucioneve të Kosovës ishte operacioni më i lehtë i Milloshevqit, operacion për të cilin thotë se nuk pati rezistencë. “Shpërbërja e institucioneve të Kosovës ka qenë operacioni më i lehtë dhe më i pavërejtshëm i regjimit të Millosheviqit, ajo punë është bërë brenda një jave, pra shpërbërja e gjithçkaje që ishte rëndësishme, përfshirë televizionin, përfshirë gazetën dhe ajo u bë pa ndonjë rezistencë, nuk ka pasur rezistencë”, tha Gorani. Ndërkaq, duke folur për rezistencën e shqiptarëve ndaj atij regjimi, Gorani tha se kishte një naivitet shoqëror në idenë se me lehtësi mund të shkëputemi nga Jugosllavia, e të bëhemi pjesë e botës Perëndimore. “Ne kemi qenë shoqëri shumë e entuziazmuar me një bindje e cila ishte gjithë kontinentale sepse një pjesë e madhe e hemisferës lindore kalonte nëpër procesin e demokratizimit, rënia e murit të Berlinit dhe atë entuziazëm duhet ta shohim brenda kontekstit gati sentimental të asaj kohe, pra ideja që lehtësisht ne e kemi ndërmend të bëhemi pjesë e hemisferës perëndimore, përfundimisht dhe lehtësisht Jugosllavia shpërbëhet, ose përmes referendumeve të ndryshme dhe mirëkuptimeve të pashmangshme ndër republikane dhe ndër partiake në një mënyrë na shpëtojmë dhe gradualisht jemi në gjendje edhe të pavarësohemi”, tha Gorani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024