Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gorani: Pranimi i “Deklaratës së paqes” nga ana e Vuçiqit do të ishte njohje e shtetit të Kosovës

NULL NULL
21.07.2021 21:39

Të hënën e 19 korrikut në Bruksel u takuan për të dytën herë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Gjatë takimi Kurti i ofroi Vuçiqit, që ta nënshkruajë një deklaratë të paqes, por që ishte refuzuar nga ana e presidentit serb.

E pranimi i këtij dokumenti nga ana e shefit të shtetit të Serbisë, do të ishte njohje e shtetit të Kosovës.

Kështu tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova, analisti politik Dukagjin Gorani.

Gorani tha se mendon se fundi i këtij procesi do të ishte njohja e shtetit tonë.

“Me pranimin e këtij dokumentit Vuçiqi e pranon shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. Natyrisht një dokument i tillë besoj se do të del në fund dhe unë mendoj që fundi i këtij procesi do të duhej të ishte njohja e shtetit tonë”.

“Paragrafi i parë e ka një problem për Republikën e Serbisë. “Between two our countries”. Tash kjo në përkthim formal i bie ndërmjet dy shteteve tona edhe pse këtu thuhet ndërmjet dy vendeve tona.Por, vendet këtu e kanë kontekstin e shtetit”.

Në marrëveshjen e si Deklaratë e Paqes, flitet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave të minoriteteve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.