Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gorani: Më pengonte mungesa e ndjeshmërisë së LDK-së në vitet e ‘90-ta (VIDEO)

NULL NULL
14.08.2024 21:41
Dukagjin Gorani
Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani

Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani, ka folur në “Rubikon” mbi lëvizjet politike të shqiptarëve në fillim të viteve të 90-ta.

Ai tha se duke e parë situatën në Bosnjë, shqiptarët ishin të vetëdijshëm mbi atë që po ndodh në Jugosllavi, por sipas tij, LDK-ja nuk kishte ndjeshmëri ndaj zërave që kishin pikëpamje të ndryshme nga ato të LDK-së.

“Ajo që filloi mua personalisht me më pengu ishte mungesa e ndjeshmërisë së partisë që në atë kohë kishte një lloj pushteti moral mbi shqiptarët në Kosovë, e ajo ishte LDK-ja, mungesa e ndjeshmërisë mbi zërat tjerë dhe mbi botëkuptimet ndryshme, ndoshta mbi botëkuptimet më aktive edhe pse ndoshta ose rinore, ose ndoshta të ngathëta, mirëpo megjithatë botëkuptime që dallojnë prej mainsteamit diskursiv që e mirëmbante LDK-ja, e ajo është që përderisa në Kosovë s’ka luftë ne e kemi ndërmend me e mirëmbajt situatën kësisoj”, tha Gorani.

Sipas tij, LDK-ja kishte fuqi edhe për t’i definuar si të dëmshëm individët, ose grupet me të cilat nuk pajtohej.

“LDK ka qenë organizata më e madhe formalisht politike për shqiptarët e Kosovës, e ajo e kishte atë pushtet për t’i damkosur njerëzit, ose grupet shoqërore me të cilat nuk pajtohet, ose për të cilat për çfarëdo arsye ka bindje se mund të paraqesin kërcënim për situatën e qetë në vend dhe kjo formë, kjo mungesë e ndjeshmërisë ia ka pasë ndërtu LDK-së një numër të madh të kundërshtarëve, e më vonë edhe armiqve dhe ajo ishte deshtë me shërby si shembull për vitet që vijnë që pavarësisht dallimeve politike mes vete kurrë nuk duhet ndonjë grup shoqëror, ose ndonjë individ të definohet automatikisht si i dëmshëm, si subverziv e armiqësor” tha Gorani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.