Google zbulon pa dashje sekretet ushtarake të Tajvanit (FOTO) NULL NULL 15.02.2019 20:39 15.02.2019 20:39 Gjiganti i teknologjisë Google ka zbuluar aksidentalisht në publik imazhet e zonave ushtarake më të rëndësishme të Tajvanit përmes hartave më të fundit 3D. Imazhet e hollësishme satelitore në hartat e reja të 3-D të Googleit kanë ekspozuar vendndodhjen dhe strukturat e bazës së mbrojtur raketore “Patriot” në rajonin Xindian. Imazhet madje tregojnë edhe llojet dhe modelet e raketave. Infrastruktura e mbrojtjes në Byronë e Sigurisë Kombëtare dhe Byroja e Inteligjencës Ushtarake u zbuluan gjithashtu me detaje. Zbulimet erdhën pasi Google nisi funksionin e ri të mërkurën, duke shfaqur terrenin tre-dimensional për katër qytete kryesore në Tajvan: Taipei, Taipei, Taoyuan dhe Taichung, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve. Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Yen Teh-fa tha se u krijua një grup pune për të bërë të mundur ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mbrohet siguria kombëtare dhe vendet e fshehta që mund të jenë shënjestër nga Pekini në rast të ndonjë sulmi të armatosur. “Në fakt, sfera e infrastrukturës së mbrojtjes në kohë paqeje nuk do të jetë e njëjtë me ato në kohë lufte”, vuri në dukje Yen, ndërsa përpiqej të siguronte publikun se ekspozimi nuk do të ndikojë në operacionet ushtarake të Tajvanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.