Google radhit sipas vërtetësisë NULL NULL 02.04.2015 10:19 02.04.2015 10:19 Google dëshiron të vendosë radhitje të faqeve (webiste) në bazë të vlerësimit të vërtetësisë. Kompania Google thotë se ka vendosur të ndërmarrë rolin e arbitrit të vërtetësisë në Internet, me qëllim që të lehtësohet kontrolli i kërkimit gjatë mbingarkimit të informatave. Kërkimi për momentin mbështetet në sistemin e radhitjes së faqeve sipas asaj që sa herë faqja e caktuar është klikuar, që do të thotë se ç’do informacion i rremë ka mundësi për arritje në radhë të lartë. Modeli i ri, të cilin e zhvillon Google do t’i radhisë faqet në bazë të vërtetësisë të informatave dhe do t’i filtrojë ato të cilat ofrojnë informata të rreme, përkatësisht ato do të kenë radhitje më të ulët në raport të atyre të cilët ofrojnë informata të sakta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 2 weeks