Google Maps edhe pa qasje në internet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Google Maps edhe pa qasje në internet

NULL NULL
10/11/2015
Të gjithë përdoruesit e Googla Maps tani nuk do të kenë nevojë për qasje në internet në mënyrë që ta shfrytëzojnë këtë shërbim.

Ishte pritur qyshkur dhe premtuar në Konferencën I/O 2015 – tani është bërë realitet.

Versioni i përditësuar i Google Maps në Android do të funksionojë edhe nëse nuk jeni të kyçur në internet.

Kjo do të thotë që harta shkarkohet në telefonin tuaj dhe ju do të orientoheni njëjtë sikur të kishit lidhje interneti.

Në anën tjetër përdoruesit e iOS, së paku për një kohë nuk do ta kenë këtë mundësi. Ata do të duhet të presion derisa Google t’ua ofroj edhe atyre këtë mundësi.